Zbarkimi amerikan në Shqipëri për stërvitjen e forcave të NATO-s , ‘alarmohet’ ministri rus i Mbrojtjes

Shqipëria

Zbarkimi amerikan në Shqipëri për stërvitjen e forcave të NATO-s , ‘alarmohet’ ministri rus i Mbrojtjes

Më: 1 maj 2021 Në ora: 20:09
Ushtria amerikane në Portin e Durrësit

Ditën e sotme në Portin e Durrësit zbarkuan një numër shumë i madh forcash dhe pajisjesh ushtarake amerikane për stërvitjen 'Defender Europe 2021'.

Por kjo nuk shikohet me sy të mirë nga Rusia.

Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shojgu, i cituar nga RIA Novosti, mësohet se është shprehur se Rusia po monitoron nga afër dërgimin dhe hapjen e forcave të NATO-s në Evropë gjatë stërvitjes “Defender Europe".

“Po vëzhgojmë dërgimin e brigadës së 53-të të këmbësorisë të divizionit të 29-të të Gardës Kombëtare të SHBA, e cila mbërriti në portin shqiptar të Durrësit.

Së bashku me ta 750 njësi të pajisjeve ushtarake”, tha ai para disa ditësh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat