Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i ka uruar Pashkët besimtarëve ortodoksë.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj i uron mbarësi e shëndet besimtarëve, e shton se kjo ditë, të shërbejë për të ringjallur shpresat te jeta më e mirë, e për të tejkaluar sfidat me besim, dashuri e në harmoni të plotë.
“Gëzuar Pashkët
Mbarësi e shëndet në familjet tuaja!
Kjo ditë na ndihmoftë të gjithëve për të ringjallur shpresat te jeta më e mirë dhe për të tejkaluar sfidat me besim, dashuri e në harmoni të plotë. ”, shkruan Veliaj.