Kryeministri zhvilloi ditën e sotme një inspektim të punimeve në Lungomare 2 në qytetin e Vlorës, ku si rrallëherë nuk u shoqërua nga kryetari i Bashkisë, Dritan Leli.
Gjatë fjalës së tij ditën e sotme Rama finalizoi divorcin, kur sulmoi hapur Bashkinë duke i thënë inxhinierit ta mbarojnë shëtitoren përpara sezonit turistik pasi nuk mund të presin të vdekurit e Bashkisë.
“Ta bëjmë ta mbarojmë, se të presësh të vdekurit e Bashkisë është… “, tha në fund të inspektimit Rama teksa inxhinieri po i shpjegonte ecurinë e punimeve.
Ndarja mes tyre u kuptua publikisht me daljen e emrave të kandidatëve dhe refuzimit të hapur që kryebashkiaku bëri për të mosmbështetur kryeministrin në fushatë në një vend të pasigurtë në listën e deputetëve.