Avokat Spartak Ngjela është një ndër figurat më të njohura politike, i pranishëm gjithmonë në media me komentet e tij pikante.
Megjithatë pakkush ka dijeni për jetën e tij personale
Ngjela zgjodhi të mos tregojë asnjëherë foto të fëmijërisë, ndërkohë tregoi se ka qenë një fëmijë i ashpër dhe nuk lejonte asnjë t’i afrohej, por teksa rritej u bë natyrë paksa më e butë, kjo falë edhe kontaktit të tij me femrat. Duke buzëqeshur ai shtoi se dashuria të zbut. Spartak Ngjela është sigurisht shumë filozofik kur flet për dashurinë dhe e cilësoi atë si mobilitet permanent.
Sipas avokatit, mashkulli përjeton disa dashuri platonike para se të dojë vërtet një grua, ndryshe nga këto të fundit.