Mëngjesin e sotëm, delegacioni i vëzhguesve të OSBE-ODIHR është duke zhvilluar një takim në selinë blu, pas përfundimit të procesit zgjedhor të zhvilluar më 25 prill.
Mësohet se kreu i PD Lulzim Basha ka pritur në takim shefen e misionit të OSBE-ODIHR, Ursula Gacek.
Në takim, të pranishëm janë edhe përfaqësuesit ligjorë të PD-së, si Ivi Kaso dhe Oerd Bylykbashi.
Ky takim vjen në një kohë kur Partia Socialiste fitoi zgjedhjet e 25 prillit me 74 mandate.
Ndërkohë, opozita pretendon se në këto zgjedhje ka pasur krime zgjedhore për këtë ka depozituar disa padi në prokurori.