Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e SPAK për konfiskimin e pasurisë së Altin Hajrit “Golden Resort”.
Sipas GJKKO, pasuria nuk duhet të konfiskohet sepse Hajrajt e justifikojnë pasurinë. “Golden” ishte pasuria e parë e sekuestruar nga OFL.
OFL vendosi sekuestro pasi Hajrat u dyshuan per rrëmbimin dhe ekzekutimin e Jan Prengës, por ende kjo akuzë nuk është vërtetuar dhe ata nuk kanë marrë dënim.
Ndërsa hetimi i SPAK për mosjustifikimin e pasurisë nuk ka bindur GJKKO dhe ajo e ka rrëzuar konfiskimin.
Aktualisht “Golden Resort” është nën menaxhimin e Agjencisë së Aseteve te Sekuestruara.