Konferenca e Kryetarëve ka miratuar programin e punës së Kuvendit për periudhën 10 maj-9 korrik 2021 dhe kalendarin e punimeve për periudhën 4-21 maj 2021.
Mësohet se në këtë konferencë u vendos që seancat plenare të zhvillohen në datat 4 maj, 6 maj, 13 maj dhe 20 maj 2021.
Një nga çështjet më të nxehta për t’u disktuar në Kuvend është nisma e nisur nga PS-ja për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.
Pritet që kjo kërkesë t’u paraqitet nesër Parlamentit dhe më pas të kalojë për shqyrtim.