Komisioni Evropian propozon heqjen e ndalesës së udhëtimeve në BE për ata qytetarë të cilët janë të vaksinuar me vaksinat e autorizuara nga EMA: Moderna, Pfizer, Johnson dhe AstraZeneca.
Shtetet anëtare duhet të mbështetin këtë propozim ndërsa shpresohet se udhëtimet mund të realizohen nga qershori.
Vaksinat ruse Sputnik V apo ato kineze Sinopharm nuk hyjnë në kategorinë e vaksinave të pranuara.
Shqipëria i ka vaksinuar qytetarët e saj me këto të fundit, kineze dhe ruse.