Sot seanca e parë plenare pas 25 prillit, çështja kryesore në Kuvend kërkesa e PS për shkarkimin e Metës

Shqipëria

Sot seanca e parë plenare pas 25 prillit, çështja kryesore në Kuvend kërkesa e PS për shkarkimin e Metës

Më: 4 maj 2021 Në ora: 07:48
Kuvendi i Shqipërisë

Kuvendi do të mblidhet ditën e sotme në seancë plenare, e para pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Seanca pritet të nisë në orën 10:00, nën drejtimin e kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Kujtojmë se mandati i deputetëve aktualë në Kuvendit të Shqipërisë, përfundon në muajin shtator, kohë në të cilën pritet që të bëhet edhe betimi i ligjvënësve të rinj.

Në seancë do të shqyrtohen disa projekt-ligje të kthyera nga Presidenti Ilir Meta, si dhe njoftohet kërkesa e PS për ngritjen e komisionit hetimor për shkarkimin e Kreut të Shtetit, pasi sipas socialistëve, ka kryer shkelje të rënda të Kushtetutës para, gjatë dhe pas fushatës zgjedhore të 25 prillit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat