Një 55-vjeçar, i cili po transportonte me motorr vlera monetare të një pike valute, është dhunuar dhe grabitur këtë të martë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:05, në rrugën e “Kavajës”.
Policia bën me dije se autorët kanë qenë 2 persona që ende nuk janë identifikuar.
“Autorët e dyshuar të ngjarjes në largim e sipër kanë braktisur motomjetin me të cilin po qarkullonin dhe janë larguar me këmbë nëpër rrugica”, tha policia.
Tiranë/Informacion paraprak
Me datë 04.05.2021, rreth orës 09:05, në rrugën e “Kavajës” në kryqëzim me rrugën “Mihal Duri”, 2 persona ende të paidentifikuar kanë goditur me sende të forta dhe më pas i kanë marrë një shumë parash shtetasit Q. Z., 55 vjeç, i cili po transportonte me motorr vlera monetare të një pike valute.
Autorët e dyshuar të ngjarjes në largim e sipër kanë braktisur motomjetin me të cilin po qarkullonin dhe janë larguar me këmbë nëpër rrugica.
Sherbimet e Policisë kanë shkuar menjeherë në vendngjarje dhe po bëjnë kontrollin e zonës.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.