Lulzim Basha po “nxeh” bazën e partisë në përgatitje të aksionit opozitar, ku drejtuesi politik i Lezhës Mark Marku mbrëmjen e djeshme paralajmëroi se në skenar janë edhe protestat.
Një ditë pasi mblodhi kryetarët e degëve të PD-së në rrethe, pasditen e sotme Lulzim Basha në orën 18:00 do të mbledh deputetët që fituan në 25 Prill dhe Kryesinë e Partisë, ku pjesë e saj është edhe Fatbardh Kadilli.
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Fatbardh Kadilli bëri përgjegjës kryedemokratin Lulzim Basha për humbjen e PD-së në zgjedhje dhe për këtë arsye i kërkoi që të japë dorëheqjen, ndërsa shpalli kandidaturën për të marrë drejtimin e së djathtës shqiptare.
Zërat kundër tij ishin të shumtë duke përfshirë Edi Palokën, Grida Dumën, Ervin Salianjin dhe shumë të tjerë, ndërsa pasditen e sotme në kryesi do të jetë përballja e parë e Bashës me rivalin e tij për kryetar të PD-së, ku pritet që të ketë debate, gjithmonë nëse Kadilli shkon dhe artikulon qëndrimin që ka pasur publikisht.