Në Shqipëri është tejkaluar numri i 550 mijë të vaksinuarve.
Lajmin e ka dhënë ministrja e Shëndetësisë në Shqipëri, Ogerta Manastirliu, përmes një postimi në rrjetet sociale.
Sipas saj fushata e vaksinimit nuk ndalet në çdo cep të vendit.
“Vaksinimi nuk ndalet në çdo cep të vendit, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve. Sot kapërcyem 550 mijë vaksinime”.
Ndërkohë sa i takon situatës së coronavirusit në vendin tonë në 24 orët e fundit, një person ka humbur humbën jetën nga Covid-19, ndërsa 92 të tjerë rezultuan të infektuar nga 2851 testime të kryera.