Ngritja e komisionit hetimor për Metën, kush janë 6 deputetët që votuan kundër dhe 1 që abstenoi

Shqipëria

Ngritja e komisionit hetimor për Metën, kush janë 6 deputetët që votuan kundër dhe 1 që abstenoi

Më: 7 maj 2021 Në ora: 15:18
Kuvendi i Shqipërisë

Kuvendi i Shqipërisë miratoi sot projektvendimin për ngritjen e komisionit hetimor bazuar në kërkesën e një grupi deputetësh për shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës.

Me 97 vota pro dhe 6 kundër deputetët miratuan ngritjen e komisionit hetimor për shkarkimin e Presidentit.

Por kush janë deputetët që votuan kundër ngritjes së komisionit? Gazetari Ergys Gjençaj raportoi për “BalkanWeb” se bëhet fjalë për 6 deputetë të opozitës parlamentare, disa prej tyre kandidatë dhe në zgjedhjet e 25 prillit.

Elda Hoti kundër
Artur Roshi kundër
Lefter Maliqi kundër
Kujtim Gjuzi kundër
Fatjona Dhimitri kundër
Adriatik Alimadhi kundër
Ralf Gjoni abstenim

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat