Një i kërkuar për vrasje kërcënoi me granatë në dorë, punonjësit e Policisë në Gjirokastër, me qëllim moslejimin e kontrollit të banesës.
Aksioni ndodhi në lagjen 11 janari, kur policia hyri të kontrollonte banesën e një 51-vjeçari që kërkohej për vrasje dhe kontrabandë. Ata hasën në qëndresën e tij dhe tenatativën për t’u larguar.
Zona u rrethua në një perimetër të gjerë.
Fatmirësisht ngjarja përfundoi pa incident pas rrezikut që vinte si pasojë e granatës difensive të montuar me ndezës universal që mbante në duar i kërkuari. Pasi hynë në banesën e tij, policia sekuestroi një armë zjarri automatik, një krehër dhe 19 fishekë.