Fitoi mandatin e tretë, Rama tregon dhuratën e veçantë që mori nga skuadra e zemrës

Shqipëria

Fitoi mandatin e tretë, Rama tregon dhuratën e veçantë që mori nga skuadra e zemrës

Më: 9 maj 2021 Në ora: 11:32
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit e tij në ‘Facebook’ një dhuratë që ka marrë nga skuadra e tij e zemrës, Juventus, me rastin e fitores së mandatit të tretë.

Bëhet fjalë për një fanelë me emrin e tij që mban numrin 3 (3 mandatet e PS).

Përmes një postimi, kreu i qeverisë iu ka dhënë një këshillë edhe tifozëve të Interit, që këta të fundit të sillen mirë si kampionë, ndërsa nuk e kursen as humorin, duke e lidhur këtë edhe me politikën.

Rama thekson se Interi duhet të marrë shembullin e tij, që të ketë respekt për të mundurit.

“Ja edhe urimi nga Juvja për Mandatin e Tretë?

#GrazieJuve⚪️⚫️

*ju interistat silluni mirë se jeni kampionë tani, merrni shembull nga unë, kini respekt për të mundurit?”, shkruan Rama.

Image
Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat