Mëngjesin e sotëm, drejtuesi i SPAK, Arben Kraja, po zhvillon një takim pune me prokurorë të Antimafias italiane dhe përfaqësues të EUROJUST.
Kujtojmë se pas krijimit Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nënshkroi një memorandium me disa skuadra të përbashkëta hetimore nën drejtimin e Eurojust.
Vitet e fundit pas krijimit të institucioneve të reja është rritur edhe shkëmbimi i informacioneve dhe provave në kohë reale.
Synimi është rritja e efektivitetit për goditjen e krimit të organizuar ndërkombëtar në Shqipëri dhe Itali.