Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli, ka folur me tone të ashpra sot teksa ishte i ftuar në emisionin “Breaking” në Top News.
Pas humbjes në zgjedhjet e 25 prillit, Kadilli ka kërkuar dorëheqjen e kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, dhe ka hedhur kandidaturën e tij për kryetar partie.
I pyetur nga moderatorja, Sidorela Gjoni, nëse ka komunikuar me Bashën pas zgjedhjeve të 25 prillit, Kadilli tha jo. Ai shtoi se biseda e fundit me Bashën ka ditën përpara mbledhjes së kryesisë, ku i ka thënë: “Fito dhe je i larë me të gjithë ne, po humbe do të më kesh përballë”.
Pjesë nga fjala e tij në “Breaking”:
Edhe unë kam dyshime në punën e SPAK, si opozitë kemi qenë dyshuese në ndikimin e Ramës në SPAK dhe te reforma në drejtësi. Një hetim i SPAK është një hetim penal, administrimi i zgjedhjeve dominohet nga KQZ . Ky proces është mbyllur, mos të hedhim hije dyshime se mund të ketë zgjedhje.
Të themi se kanë faj të gjithë, por kryetari jo. Ta gjejmë fajin poshtë, është një mentalitet i vjetër. A i përket një kulture demokratike, një partie demokratike një person që mendon kështu. Po të kishte fituar do të thoshin fitoi Basha, tani që humbi nuk është faji i tij. Mentalitet i gabuar që kryetari nuk gabon kurrë.
Kam refuzuar daljen në media, duke i shërbyer partisë dhe kryetarit. Tani ky kryetar të marrë të gjitha përgjegjësitë, të ikë, fsheh arrogancën e tij pas një buzëqeshje.
Gujatë fushatë elektorale kam lëvizur nga Malësia e Madhe deri në Sarandë, në të mirë të PD-së. E kam bërë ashtu si unë mendoja se është mirë. Kam përgjegjësi dhe meritë në sukses. Nuk ka asnjë detyrë që PD më ka dhënë dhe unë nuk kam shkëlqyer.