Vazhdon të jetë aktive vatra e zjarrit në fshatin Bulshar të Mirditës.
Gazetari Elidon Ndreka sjell pamje, ndërsa thekson se zjarri vijon me intensitet të lartë, për shkak të kushteve atmosferike me temperatura të larta dhe erë të fortë.
Momentalisht është e pamundur të izolohet vatra e zjarrit, për shkak të terrenit të thyer malore, që bën të pamundur ndërhyrjen me automjete zjarrfikëse.
Në terren ndodhen 5 punonjës zjarrfikës dhe 2 specialistë të pyjeve.

