Në një intervistë me gazetaren Besmira Pelushaj në RTV Ora, ambasadori i BE-së, Luigi Soreca u shpreh se deri në gusht pritet që të ketë mbërritje çdo javë të dozave të reja.
Soreca tha se Shqipëria është pjesë e historisë së fillimeve të reja të Evropës dhe se në mbështetje me BE-në vendi ynë do t'i kalojë sfidat që ka përpara.
Pyetje: Kur pritet të mbërritje të gjitha dozat e vaksinave që janë dhuruar nga BE për vendin tonë?
Soreca: Javën e kaluar ishte partia e parë e vaksinave dhe deri në gusht do të ketë mbërritje vaksinash. Deri nga fundi i gushtit, do të kenë mbërritur 145 mijë vaksina Pfizer. Kjo është një shprehje e madhe solidaritet nga BE kundrejt Shqipëri. Ne do ta mbështesin Shqipërinë dhe qytetarët e saj deri në fund të pandemisë.
Pyetje: A keni një mesazh për shqiptarët për gjithë këto sfida me të cilat duhet të përballen.
Soreca: Unë dje thash se Evropa është një histori e fillimeve te reja dhe Shqipëria është Evropë në këtë aspekt. Shqipëria do t'i kalojë këto sfida me mbështetjen e Unionit Evropian. Shqiptarët janë të fortë që u ka bërë ballë vështirësive dhe ne do të jemi gjithmonë pranë shqiptarëve.