Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën “5 Maj” ku u vra me armë zjarri një 27-vjeçar i identifikuar si Mehmet Qema.
Policia ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar të ngjarjes.
Sipas bluve, janë shpallur në kërkim dhe 5 shtetas të tjerë për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
Bazuar dhe në provat e grumbulluara, policia bëri të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje shtetasit : Marjus Dema, 28 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasje me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje”.
Në vijim të veprimeve janë shpallur në kërkim edhe shtetasit Erlind Peka, 27 vjeç, Blerim Hoti, 28 vjeç, Bralid Aga, 23 vjeç, Frenkli Myftari, 29 vjeç dhe Xhuljano Koçi, 19 vjeç, për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
Policia po punon për sqarimin e plotë të ngjarjes dhe për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.
Materialet i kaluan Prokurorisë Tiranë, për veprime të mëtejshme.