Shoqëria civile në Elbasan, kryesisht gratë janë duke zhvilluar një marshim paqësor për të nderuar kujtimin e grave të vrara.
Marshimi nisi nga qendra e qytetit, për t'u ndalur pranë Gjykatës së Elbasanit ku mbeti evrarë 54 vjeçarja Liljana Buzo pak ditë më parë, më 6 maj.
54 vjeçarja mbeti e vrarë nga bashkëshorti i saj Koço Buzo, 58 vjeç ish efektiv policie.
Krimi ndodhi sapo gruaja doli nga Gjykata ku kishte ngritur padinë ndaj bashkëshortit .
Liliana Buzo, u qëllua pas shpine me tre plumba në trup e për pasojë ndërroi jetë rrugës për në spitalin e Elbasanit.