Një aksident në minierë ka ndodhur në Bulqizë, në Zonën e re, në Martanesh.
Paraprakisht dyshohet se të plagosur kanë mbetur tre persona, por ende nuk dihen shkaqet apo rrethanat e ngjarjes.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për zbardhjen e plotë të saj.