Audi përplas këmbësoren në Vlorë.
Një aksident është shënuar në qytetin e Vlorës, pranë bibliotekës së qytetit bregdetar.
Paraprakisht thuhet se një makinë tip “Audi” kë plagosur një këmbësore, e kjo e fundit është dërguar me urgjencë në spital.
Mësohet se gjendja e saj shëndetësore është e rëndë, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariatin e qytetit.