Një tjetër vrasje është regjistruar këtë martë në lagjen “Skënderbej” në qytetin e Elbasanit.
Burime bëjnë të ditur se bëhet fjalë për Everest Çakën, ndaj të cilit u qëllua sonte me armë zjarri.
Media siguron foton e çiftit që u qëllua me armë zjarri këtë mbrëmje në Elbasan.
Në foto ai ka pozuar pranë gruas së tij, Silvanës.
Nga atentati i ndodhur në lagjen “Skënderbej” ka mbetur e plagosur në dorë edhe bashkëshortja e tij, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.