(E plotësuar 00:17) - Një tërmet me magnitudë 5.2 të shkallës Rihter ka goditur Greqinë. Lëkundjet janë ndjerë edhe në vendin tonë, në zonat e jugut, kryesisht në Korçë.
Mësohet se epiqendra e tërmetit ka qenë në 14 km në jug-perëndim të Kosturit.
Deri tani nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale.
Sipas EMSC lëkundjet e tërmetit kishin një thellësi prej 2 km.
***
Një tërmet me magnitudë 5.2 i shkallës rihter me epiqendër në Greqi është ndjerë deri në juglindje të Shqipërisë duke shkaktuar lëkundje të forta të tokës në Korçë dhe zonat përreth.
Lëkundjet e tërmetit u ndjenë edhe në Tiranë.
Tërmeti ka shkaktuar frikë dhe panik te qytetarët, që kanë dalë nga shtëpitë.
Por paraprakisht nuk raportohet për dëme.
Lajmi në përditësim…