Ismet Jahelezi, vëllai i Admir Jahelezit, i cili kërcënoi me vetëvrasje paraditen e sotme se do të hidhej nga godina e “Muzeut Kombëtar” ka zbuluar me emra personat e Policisë së Qarkullimit Rrugor, që e kanë penguar në vijueshmërinë e punës së tij.
Admir Hajelezi është pronar i agjencisë që transportonte pasagjerë nga Bajram Curri- Gjakovë-Tiranë, ndërsa vëllai i tij në një prononcim për mediat tha se kanë qenë Policët e Transportit Rrugor nga Komisariati i Tropojës që kanë ndikuar në bllokimin e aktivitetit.
Sipas tij Ministria e Kosovës ka marrë vendim për të ndaluar konkurrencën e padrejtë të linjave të tjera, ndërsa nga autoritetet shqiptare nuk kanë marrë asnjë përgjigje pavarësisht ankesave të herëpashershme.
Personat që sipas tij i kanë bllokuar aktivitetin janë: nga policia e autostradës Milot-Morinë, Artan Hoxha, Preng Cupi, ndërsa nga Policia e Tropojës Dush Hajdari dhe Hamëz Selimi.