Tre persona me COVID-19 kanë vdekur në 24 orët e fundit në Shqipëri.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë konfirmuar edhe 42 persona pozitivë me koronavirus nga 2707 testime të kryera.
Ndërkohë janë shëruar 1011 persona.
Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 88 pacientë, 8 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.