Besimtarët myslimanë kanë mbushur edhe pedonalen ‘Republika’ të Beratit për faljen e Fitër Bajramit.
Kanë qenë qindra besimtarë mysliman që mëngjesin e sotëm kanë zhvilluar lutjen.
Fitër Bajrami është festa që vjen si shpërblim për besimtarët myslimanë pas muajit të shenjtë të Ramazanit.
Festa e Bajramit simbolizon bashkimin, paqen, harmoninë dhe begatinë mes besimtarëve. Tradita e festës është që besimtarët të bëjnë vizita tek të afërmit.