Besim Grosha është 40-vjeçari i cili shkaktoi panik mëngjesin e të enjtes, gjatë faljes në ditën e Fiter Bajramit, kur tentoi të vetëdigjet.
Sipas medias, ai rezulton person me probleme mendore, madje i pajisur me kartele mjekësorë nga spitali Nr.5.
40-vjeçari u arrestua nga policia, dhe mësohet se ai i është dorëzuar spitalit për trajtim mjekësor.
Grosha banon në Tiranë, në zonën e Freskut.