Kreu i PD, Lulzim Basha ka takuar Kryegjyshin Botëror të Bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimajn në ditën e Fiter Bajramit.
Basha ka shkuar në Kryegjyshatën e Bektashinjve i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Aurela Basha.
Po sot Basha vizitoi edhe selinë e Komitetit Mysliman të Shqipërisë.
Nga atje, në një prononcim për mediat, Basha, i ka uruar të gjithë besimtarëve myslimanë Fiter Bajramin dhe agjërim të pranuar e shpresë të përtëritur.