Lëvizje në drejtorinë e policisë së Elbasanit. Ngjarjet e ditëve të fundit që kanë tronditur qytetin e Elbasanit kanë vënë në lëvizje strukturat e rendit.
Shefi i hetimit, Gjon Gecaj, është transferuar në sallën operative të drejtorisë së policisë Lezhë.
Në vendin e tij emërohet Krenar Guçe.
Ai ka qenë më parë shef i sektorit antiDrogë në drejtorinë e policisë Tiranë dhe se fundmi oficer në sektorin e krimeve të rënda.