Ditët e fundit, Shqipëria është tronditur nga disa atentate, që vijnë kryesisht nga përplasja mes bandave.
Gazetari investigativ Artan Hoxha shkruan se rrugët e qyteteve kryesore të Shqipërisë, jane kthyer në skena të atentateve mafioze për shkak të përplasjeve të bandave për kokainën.
Hoxha ka publikuar një foto me Roberto Savionon, autorin e “Gamorra”, ndërsa flet për kriminalitetin shqiptar.
“Roberto Saviano:”Shikoje kokainën, do të shohesh pluhur, shiko përmes kokainës e do të shohësh boten”...
Saktësisht më 11 maj 2015, me gazetarin nga Napoli, Roberto Saviano.
Me autorin e “Gomorra”, kemi diskutuar mbi kriminalitetin shqiptar, evolimin e tij, dhe përfshirjen në trafikun ndërkombetar të narkotikeve.
Sot pas 6 vitesh, koha na ka dhënë të drejtë.
Kemi kaluar në një nivel tjetër.
Për këtë shkak rrugët e qyteteve kryesore të Shqipërisë, janë kthyer në skena të atentateve mafioze, që burojnë nga pluhuri i bardhë...”, shkruan gazetari.