Dita e premte do të karakterizohet nga mot i paqendrueshëm.
Përgjithësisht në qendër e veri do të mbizotërojnë vranësirat e ndërsa në jug dhe kthjellime.
Reshjet e shiut do të jenë të karakterit të shtrëngatave lokalisht dhe me rrufe në veriperëndim.
Duke ditur që jemi në stinën e pranverës reshjet kanë karakteristikë të nisin në orët me temperatura në rritje dhe përfundimi i tyre vjen i menjëhershëm.
Era do të mbizotërojë nga kuadrati i jugut e lehtë e përkohësisht mesatare. Valëzimi i forcës 3 ballë.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/May/13/auto_auto_6be6fc98-233d-4178-ae60-781b1094012316209405241620941985.jpg)