Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mesditë në Kolonjë, te vendi i quajtur kthesa e Bubullimës, në Lushnjë.
Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën babai me të bijën.
Paraprakisht dyshohet se makina me të cilën kanë qenë duke udhëtuar personat ka përfunduar në kanalin e mbushur me ujë.
Ende nuk dihen detaje të tjera si ka ndodhur aksidenti. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për zbardhjen e plotë të saj.