Ambasada amerikane ka bërë me dije se polumbarët e Ushtrisë Amerikane dhe Forcave Detare Shqiptare kanë zhvilluar ushtrime stërvitore në Bazën Detare të Pasha Limanit në Vlorës.
“Polumbarët e Ushtrisë Amerikane dhe Forcave Detare Shqiptare zhvilluan së fundmi ushtrime stërvitore gjatë operacioneve të përbashkëta logjistike nga deti në breg në Bazën Detare të Pasha Limanit në Vlorës, Shqipëri.
DEFENDER-Europe 21 është krijuar për t'u siguruar që forcat amerikane dhe forcat pjesëmarrëse të NATO-s të jenë trajnuar, të aftë për të vepruar së bashku dhe të gatshëm për t'iu përgjigjur çdo kërcënimi nga çdo drejtim. #Defender21”, thuhet në njoftimin e ambasadës .
Pamjet:

