Një operacion antidroge është zhvilluar sot në Tiranë. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ se është sekuestruar një kg kokainë, ndërsa është arrestuar transportuesi, një oficer i forcave RENEA.
Bezat raportoi se Policia ka gjurmuar për disa ditë lëndën narkotike
Arrestimi i efektivit të policisë është bërë nga SHCBA
Ndërkohë, operacioni vijon ende, ndërsa nuk dihen detaje nga aksioni në fjalë.