Dalin para Gjykatës të akuzuarit për vrasjen e Mehmet Qemës në lagjen "5 Maji" në kryeqytet mbrëmjen e 10 majti.
Ndaj Marjus Dema, i dyshuar i për vrasjen e 27 vjeçarit Qema prokuroria do të kërkojë “Arrest me burg” ndërsa do të kërkohet arrest shtëpie për shokët e tjerë Blerim Hoti, Erlin Peka.
Xhuliano Koçi dhe Frenkli Myftari si dhe “Detyrim me paraqitje” për Eder Pjetra dhe Marjus Halili.
Dema, u vetëdorëzua disa orë pas krimit, ndërsa para grupit hetimor tha se ishte i tronditur nga ajo që kishte ndodhur. Sipas tij, ai nuk e dinte që pistoleta kishte plumb.
Siç raporton gazetarja e Ora News, Keti Banushi Marju Dema shpërthen në të qara në seancë dhe thotë:"Kam vrarë vëllanë tim."