Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë "Arrest me burg" për Marjus Demën, i akuzuar për vrasjen e Mehmet Qemës në lagjen "5 Maji" në kryeqytet mbrëmjen e 10 majit.
Shtetasi Marius Dema akuzohet për "Vrasje me dashje" dhe "Armëmbajtje pa leje."
Gjykata ka caktuar masën e sigurisë "Arrest shtëpie" për Frenkli Myftari dhe Xhuliano të pranishëm në vendin e ngjarjes. Ndërsa për shtetasit Erlin Përka dhe Blerim Hoti Gjykata vendosi masën e sigurisë "Detyrim paraqitje."
Gjatë seancës së sotme në Gjykatë Marius Dema ka shpërthyer në lot dhe ka thënë :"Vrava vëllanë tim."
Mehmet Qema mbeti i vrarë më 10 maj në lagjen "5 Maji" në Tiranë.