Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Elbasan.
Burime për Ora News bëjnë me dije se një 61-vjeçar i identifikuar si Feruzan Zeneli ka ndërruar jetë pasi ka humbur kontrollin e mjetit bujqësor, tip traktor.
Mësohet se viktima sapo e kishte rregulluar mjetin e tij tip traktor dhe po kthehej në shtëpi. Në atë moment, 61-vjeçari ka humbur kontrollin duke ndërruar jetë si pasojë e përplasjes.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Skëndërbegas të Gramshit