Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, deklaroi në studion e “Ilva Now” se nëse kallëzimet e PD-së nuk do të pranohen nga institucionet përkatëse, pra nëse nuk do të gjejnë sipas tij drejtësi, atëherë PD-ja do e çojë çështjen në Gjykatën e Strasburgut.
“Ka KQZ, ja kolegje zgjedhorë, por nëse nuk dëshirojnë t’i shikojnë faktet, nëse nuk do të na njihen, do i çojmë në Strasburg”, u shpreh z. Spaho.
Në lidhje me përcaktimin e datës së zgjedhjeve të brendshme të PD-së me 13 qershor, z. Spaho tha se nuk kishte një arsye për ta shtyrë datën.
“Zgjedhjet mund të shtyheshin, por do të dilte një palë tjetër që do të thoshte pse u shtynë?”, u shpreh z. Spaho.
Edmond Spaho shtoi se ekzistojnë institucione të cilat duhet të kryejnë rolin e tyre dhe se demokracia nuk është vetëm parti, duke ju rikthyer çështjes se zgjedhjet e 25 prillit ishin ilegjitime.