Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero është shprehur se situata drejt Covid 19 ka shkuar drejt lehtësimit. Sipas tij , deri në fund të muajit Qershor do të kemi një miljon të vaksinuar. Mjeku i njohur i bëri thirrje Komisionit të ekspertëve që të heqin maskat në ambjentet e hapura. I ftuat në Report Tv Pipero shtoi gjithashtu se në fund të muajit Maj priten lehtësira të orës policore.
“Po shkojmë drejt lehtësimit të masave, në fillim të Qershorit do arrijmë 1 miljon te vaksinuar. Numri i tamponave ka qenë i lartë.
Ekspozimi i qytetarëve do të na zerë të arrijmë imunitetin imun apo kolektiv. Kemi shtime nga 1 ose 2 në ditë. Unë do them për telefonat që kam mbi dy tre javë që nuk më bie telefoni si më parë, kjo është një tregues pozitiv. Kjo na bën të inkurajonjë komisioni e ekspertëve të shohë masat për ta na lehtësuar, siç është heqja e mbajtjes së maskës në mjediset e hapura. Unë mendoj që shumë shpejt ata do të marrin masa për heqjen e maskës.
Nga fundi i muajit do shihet edhe ora policore dhe shërbimi në bare dhe restorante.
Situata është më e qetë edhe në spitale, ata që janë të shtruar asnjë nuk është i intubuar kanë një situatë të mesme apo të lehtë, numri është i vogël dhe do mundohemi që mos të kemi asnjë humbje jete”, u shpreh Pipero.