Pedagogia Jonila Godole u shpreh se opozita akuzon qeverinë për regjim, por sipas saj zgjedhjet për kryetar brenda partisë tregojnë për publikun se ka një formë të vogël regjimi edhe në këtë parti.
Godole: Opozita thotë se para kemi një regjim, por gjithë procesin e vet zgjedhor që po bën, është një proces që duhet të ketë kujdes. Sepse se si po menaxhohet deri më tani i gjithë procesi, po bëhet me një mbledhje me një votim unanim pro një date për zgjedhjet. Për mua kjo është e frikshme.
Pra si kam mundësi që të gjithë brenda PD-së mendojnë njëlloj dhe nuk ka një person që mendon ndryshe, duke pritur edhe feedback-un edhe nga ndërkombëtarët. Nga ana tjetër Rama dhe qeveria po vazhdojnë punën e tyre. Kështu opozita po i tregon publikut se është një formë e vogël regjimi dhe ku është ndryshimi.