Një banesë private është përfshirë nga flakët në qytetin e Pogradecit. Gazetarja Lorena Kodra raporton për BalkanWeb se brenda banesës ka qenë një person që ëshët shpëtuar nga zjarrfikësit.
Personi në fjalë ka shpëtuar pa dëme.
Por zjarri ka qenë i përmasave të mëdha.
Nga ana tjetër dyshohet se shkak i rënies së zjarrit ka qenë një bombul gazi, ndërsa tani flakët janë izoluar.