Tre persona kanë vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën Milot-Mamurras.
Siç raporton Top-Channel, vetura e tipit “Toyota” ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga, përplasur me hekurin ndarës dhe ka rënë në kanalin me ujë.
Saber Dunga, 45 vjeç, banues në Durrës, Urim Pepa, 39 vjeç banues në Tiranë dhe Nikoll (Dritan) Gjoni, banues në fshatin Gjergjan, Pukë, janë tre viktimat e aksidentit.
Media raporton se viktimat janë të afërt me njëri tjetrin ndërsa mësohet se dje kishin qenë në Pukë për një varrim.
Personi që dyshohej se ka qenë në makinë bashkë me dy të tjerët është gjetur mëngjesin e sotëm pas kërkimit intensiv nga zhytësit.
Meida ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, ku ka ndodhur nga përplasja e madhe.
Sipas informacioneve, viktimat janë të afërt me njëri-tjetrin ndërsa dje ishin në Pukë për një varrim.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të aksidentit.