Policia e Sarandës prangosi një 42-vjeçar këtë të enjte.
Shtetasi me inicialet I. D., banues në Sarandë, akuzohet se ka vjedhur një automjet tip “Skoda”.
Grabitja, sipas policisë, ka ndodhur të mërkurën dhe mjeti që u vodh ishte në pronësi të shtetasit T. M..