Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në autostradën Tiranë-Durrës.
Raportohet se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën. Për pasojë një nga makinat ka shpërthyer në flakë.
Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka të lënduar vetëm dëme materiale në mjete. Zjarrfikësit po punojnë për shuarjen e flakëve në mjet.
Policia e mbërritur në vendgjarje ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit.
Aksidenti ka shkaktuar edhe trafik të rënduar në autostradë.