KAS ka vendosur të hapë dhe rinumërojë votat për 114 kuti në qarkun e Beratit.
“KAS vendosi numërimin e votave për kandidatët për kutitë 33/24 dhe kutitë 33/56 të zonës zgjedhore qarku Berat.
Me shumicën e votave KAS vendosi rinumërimin e kutive të votimit të listës së LSI vetëm sa i përket subjekteve zgjedhore”, thuhet në vendim.
Seanca do të rifillojë në orën 14:00 deri sa të transportohen kutitë. Do të autorizohet nga një përfaqësues nga partitë politike për shoqërimin e kutive.