Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Mirditë ku një person i identifikuar si Ded Doçi ka tentuar të vrasë duke e përplasur me automjet shtetasin Nazmi Halila.
“Ky shtetas, me vetëgjyqësi, duke pretenduar mbi pronësinë e tokës, ku një kompani kryente punime, në aksin rrugor Rrëshen- Rubik , ka tentuar të vrasë duke e përplasur me automjetin e tij punonjësin e kësaj kompanie shtetasin N .H.,banues në Kukës”, thuhet në njoftimin e policisë.
Njoftimi i plotë
Tentoi të vriste një shtetas duke e përplasur me automjet, arrestohet në flagrancë nga Policia.
Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Mirditë, arrestuan në flagrancë shtetasin D.D.,67 vjeç, banues në Mirditë.
Ky shtetas, me vetëgjyqësi, duke pretenduar mbi pronësinë e tokës, ku një kompani kryente punime, në aksin rrugor Rrëshen- Rubik , ka tentuar të vrasë duke e përplasur me automjetin e tij punonjësin e kësaj kompanie shtetasin N .H.,banues në Kukës.
Shtetasi N.H.,pas mjekimit të marrë në spital është larguar në banesë.
Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprat penale “Vrasje me dashje, e mbetur në tentativë ” dhe ” Vetëgjyqësia”.