Gjykata e Tiranës ka parnuar kërkesën e avokatit mbrojtës së Nevaldo Hajdarajt për gjykim të shkurtuar.
Seanca e radhës për efektivin e “Shqiponjave”, që akuzohet për vrasjen e 25 vjeçarit Klodian Rasha më 8 dhjetor 2020, do të mbahet më 3 qershor.
Hajdaraj akuzohet për “vrasje me dashje” dhe rrezikon nga 10 deri në 20 vite burg.
Ndërkohë, ka dyshime që veprimi i mëngjesit të datës 8 Dhjetor 2020 nga Hajdaraj të ketë ardhur si pasojë e një njohje të mëparshme me Rashën.