Rezistenca e banorëve të fshatit Lumas në Kuçovë për të mbajtur burimin e Sinecit është shoqëruar me tensione dhe përplasje me policinë.
Gjithçka ndodhi ndërsa banorët tentuan të pengojnë mjetet e firmës që po kryen punime. Në atë moment nga ndërhyrë policia dhe raportohet se një prej banorëve është lënduar rëndë dhe nisur për në spital .
Më pas banorët kanë bllokuar rrugën dhe thonë se nuk do të lëvizin deri në marrjen e një përgjigjeje të plotë.
Banorët kundërshtojnë shfrytëzimin e ujit të burimit për një Ujësjellës të ri në Bashkinë e Kuçovës pasi sipas tyre projekti është bërë pa praninē e banorëve dhe i është shpallur edhe firma fituese, ku kjo e fundit ka filluar punimet.
Banorët shprehen se nuk lejojnë tu marrin ujin pasi ai është i vetmi burim që i mban në këtë zonë dhe kjo do të shënonte fundin e tyre.